Brikena Selmani dhe Mateo Borri festuan dashurinë e tyre me një dasmë e mahnitshme në Big Brother VIP Albania 5

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.

Atyre i është organizuar një dasmë e bukur në shtëpinë e famshme, ku të ftuar kanë qenë disa ish-banorë si dhe opinionistët: Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

Atmosfera ishte e mrekullueshme, teksa në fillim për çiftin këndoi Blondi dhe Bubulina këngën ‘Të dua’, si simbolikë e dashurisë së tyre.


- Advertisement -

Më pas i ftuar special ishte artisti i mirënjohur, Gena, i cili ndezi të pranishmit dhe krijoi një atmosferë të mahnitshme.

Gena ndërkohë është këngëtari i preferuar i Brikenës dhe bëri kërkesë për të qenë pjesë e ahengut.

Të njëjtit kërcyen dhe patën momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, duke mbetur gjithnjë në kujtesë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *