Brikena dhe Mateo: Rrëfimi i Anaidit për Marrëdhënien Ndërmjet tyre jashtë Big Brother VIP Albania

- Advertisement -

Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brikena, e cila u tregua e rezervuar dhe refuzoi afërsinë e tij.

Ky qëndrim i saj la të kuptohej se mes tyre kishte më shumë histori sesa thjesht një njohje sipërfaqësore.

Për të sqaruar situatën dhe për të shuar aludimet e fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka dhënë një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë. “Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe”, shkruan Anaidi, duke theksuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dy palët.

- Advertisement -

Sipas tij, pika kyçe që çoi në ftohjen mes tyre lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies.

Brikena ka kërkuar të zyrtarizojë raportin duke takuar familjen e saj, ndërsa Mateo ka refuzuar në atë moment: “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj.

Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen”, sqaron Anaidi.

Ai gjithashtu thekson se hyrja e Mateos nuk ka qenë e dedikuar ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale, dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga të dyja palët dhe produksioni.

Pavarësisht tensionit të krijuar, Anaidi i del në mbrojtje Brikenës, duke e cilësuar si “supergocë” dhe duke paralajmëruar komentuesit që të mos hedhin baltë mbi vajzat e shtëpisë.

- Advertisement -