Blerta Deliu-Kodra Kritikon Vendimin për Ndërhyrjen Elektorale para Zgjedhjeve në Kosovë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve, pak ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë. “Kryeministër, qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë – mos i trajto si të tillë!

Kosovarët nuk kanë nevojë për lëmoshë elektorale.


- Advertisement -

Kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të fortë dhe perspektivë që të rinjtë të mos e shohin largimin si zgjidhje”, ka shkruar ajo.

Deliu-Kodra ka shkruar se qytetarët, sipas saj, duhet të kenë më shumë dinjitet ekonomik dhe mundësi zhvillimi, duke theksuar se vota e tyre nuk mund të ndikohet nga masa të tilla financiare në prag të zgjedhjeve. “Vota e qytetarëve të Kosovës ka më shumë vlerë se çdo tentim për ta blerë me para të momentit.

Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën – në një vend me zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë”, shkroi Deliu-Kodra.


- Advertisement -