Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka marrë pjesë në një ceremoni solemne në Shqipëri për ndarjen e titullit akademik Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Nicolas Berggruen, Olivier Berggruen dhe edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Bleona ka shpërndarë momente nga kjo ngjarje në rrjetet sociale, duke e vlerësuar si një bashkim mes trashëgimisë familjare dhe ndikimit global të familjes Berggruen.





