Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932, ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.
Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Legion d’Honneur.
Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit.
Ndërron jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat.
Në vitin 1946, regjimi do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit.
Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë pa varr./KP
