Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova 4 ka njoftuar se nesër do të lansohen pamje të paparashikuara nga festa e së mërkurës brenda shtëpisë së famshme në Kosovë.
Një foto ka nxitur kureshtjen e publikut për një zhvillim të rëndësishëm që nuk është transmetuar më parë.
Benita dhe Klodi në fokus të kësaj fotoje kanë shkaktuar spekulime në mesin e ndjekësve.
Fansat presin sqarime dhe detaje të reja për ngjarjen e paparashikuar gjatë festës së së mërkurës.





