Një zarf i bardhë është mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 për konkurrentët e këtij edicioni, ku ata do të organizojnë spektaklin ‘Miss & Mister Big Brother’, nën drejtimin e Arditit.
Konkurrentët duhet të merren seriozisht pasi do të ketë juri profesionale nga jashtë formatit, me pjesëmarrësi si Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako, ish-banore e edicionit të kaluar.
Do të shihet se si do të jetë organizimi dhe kush do të shpallet fitues.
Ndërkohë, dinamikat dhe situatat e forta vazhdojnë midis banorëve të këtij edicioni.





