Benita Zena flet për jetën private në Big Brother VIP Kosova 4 dhe lidhjen e fshehur me Endrit Elshanin

Benita Zena ka qenë e hapur në intervistat e saj për jetën private në Big Brother VIP Kosova 4, duke lënë disa sinjale për publikun.

Ajo rrëfeu se ka qenë në një lidhje dashurie për pesë vjet me këngëtarin nga Prizreni, Endrit Elshani (Endri), dhe se ende qëndron në të, pavarësisht sfidave që kanë hasur në rrugën e tyre.

Edhe pse ata kanë qenë pjesë e të njëjtit label për vite, ata kanë ruajtur misterin në lidhjen e tyre.


- Advertisement -

Njohja e tyre ka filluar në On Records, ku kanë nisur aventurën e tyre të dashurisë.

Ndërkaq, Endri nuk ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me lidhjen e tij me Benitën.

- Advertisement -