Në Prime-in e fundit është publikuar një klip u fokusu ishte Benita Zena i Klodian Mihaj. Në bisedë me Ludo Lee, banorja ka folur hapur për raportin e saj me Klodin, duke pranuar se ka nisur të ndjejë një pëlqim për të.
Gjatë diskutimit, Benita dhe Ludo kanë përmendur edhe një plan për t’ia shprehur hapur këtë pëlqim Klodit, me synimin për të sqaruar situatën dhe për të shmangur tensionet me Elijonën.
Këngëtarja theksoi se ndjenjat e saj janë të sinqerta dhe se nuk ka frikë t’i shprehë ato hapur.
“Me është zhvilluar një pëlqim. Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull si Klodi afër vetes,” u shpreh Benita.
Ajo shtoi se, sipas saj, ndjenjat nuk duhet të mbahen të fshehta:
“Nëse kam pëlqim për dikë, e shpreh.”
Ndërkohë, situata ka sjellë edhe përplasje me Elijonën, e cila gjithashtu ka deklaruar se ndjen simpati për Klodianin, duke shtuar edhe më shumë tension në shtëpinë e Big Brother VIP.
