Benita shpërthen ndaj Elijonës: Xhelozia për Toney ndez përplasjen më të fortë deri tani

Drama në Big Brother VIP Kosova 4 sa vjen e intensifikohet, dhe këtë herë protagonistet janë Benita Zena dhe Elijona Binakaj, të cilat patën një nga debatet më të ashpra të sezonit  me tensione, akuza dhe madje edhe një reagim impulsiv nga Benita.

Përplasja nisi pas afërsisë së Elijonës me Toney, për të cilin Benita ka shprehur hapur pëlqim. Çdo afrimitet mes tyre shkaktoi reagim të menjëhershëm nga këngëtarja.

Benita, e irrituar, iu drejtua Elijonës me tone të larta:


- Advertisement -

“Me mua provokime jo po të thom. Momentin që e qet veten edhe Toney në një dhomë, është provokim total.”

Pastaj shtoi një koment akoma më të drejtpërdrejtë:

“Pse s’po ia shpreh Toney-t pëlqimin? Ndoshta të sheh vetëm si motër të vogël. Në momentin që mundohesh me nda një çift, ti je e lodhur!”

Elijona nuk mbeti pa përgjigje dhe ia ktheu menjëherë:

“Ku po të dhemb, derisa po i bën krejt këto skena? Unë çifte nuk kam parë. Unë e kam shok.”

Në kulmin e tensionit, Benita u pa duke hedhur një produkt të makijazhit përtokë, një reagim që u interpretua si shenjë nervozizmi dhe xhelozie.

E gjithë situata dëshmoi se garat e zemrës kanë filluar të ndikojnë ndjeshëm te vajzat, ndërsa dinamika mes Benitës, Elijonës dhe Toney-t pritet të nxehë edhe më shumë rrjedhën e lojës.

- Advertisement -