Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Benita dhe Elijona patën një bisedë të sinqertë rreth paragjykimeve dhe mënyrës së veshjes së banoreve brenda shtëpisë.
Gjatë diskutimit, Benita u shpreh se prindërit e saj e mbështesin plotësisht stilin e veshjes që ajo ka zgjedhur, duke theksuar se ata e kuptojnë personalitetin dhe shijen e saj.
“Mu prind ekstrem më kuptojë, p.sh. këto tesha që po i veshi… e din që unë veshna pak, e kam stilin. Nuk bën me u paragjyku prej stilit, edhe nuk mendoj që e teproj. Po këtu tepër paragjykojnë,” tha Benita, duke nënvizuar se komentet dhe paragjykimet brenda shtëpisë shpesh e vënë në siklet.
Nga ana tjetër, Elijona e dëgjoi me vëmendje dhe tentoi ta kuptojë këndvështrimin e saj, teksa të dyja diskutuan për presionin dhe interpretimet që shpesh lindin nga mënyra se si vishet secila.
Debati solli edhe një herë në vëmendje temën e paragjykimeve në Big Brother VIP Kosova, e cila vazhdon të jetë një ndër temat më të ndjeshme mes banorëve.
