Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke shprehur shqetësim për bllokimin e rrugëve hyrëse dhe pengimin e zhvillimit të punimeve në këtë projekt.
Pacolli ka ngritur pikëpyetje mbi, sipas tij, bllokimin e një rruge publike nga grupe private pa bazë ligjore dhe me mbështetje institucionale.
Ai ka kërkuar sqarime lidhur me autorët e bllokadës, bazën ligjore të saj dhe përgjegjësinë për pengimin e funksionimit normal të një projekti që e cilëson me rëndësi kombëtare.
Behgjet Pacolli i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të nisur hetimet për këtë situatë alarmante.
Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje tregtare apo kontraktore, por një çështje e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




