Behgjet Pacolli ka deklaruar se hyrjet në Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vazhdojnë të mbeten të bllokuara, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat, sipas tij, kanë shfuqizuar të gjitha masat e mëparshme të sigurisë si të pabazuara në ligj.
Pacolli tha se kërkesa e tij mbetet e njëjtë: zbatimi i ligjit, respektimi i vendimeve gjyqësore dhe mbrojtja e investimit strategjik me vlerë qindra milionë euro, që sipas tij është në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që të mundësojnë nisjen e operimit të aeroportit, në përputhje me kontratën e koncesionit dhe vendimet e gjykatave, si dhe të ndërmarrin masa ndaj personave që, sipas tij, kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme këtë projekt dhe vazhdojnë ta pengojnë funksionalizimin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





