Bedri Hamza uroi për festën e Pashkëve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për një shoqëri më të drejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë.

Në një postim në Facebook, Hamza theksoi rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit për një shoqëri më të bashkuar dhe më të drejtë. ‘Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë.

Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!’, shkroi ai në Facebook.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *