Bebe Rexha tregon për një natë çmendur me një fanse në Tokyo dhe frymëzimin për këngën e re

- Advertisement -

Bebe Rexha ka rikujtuar një natë të çmendur dhe të dehur argëtimi që përfundoi me një moment të papritur me një fanse femër – përvojë që më pas e frymëzoi të krijonte një këngë.

E nominuara katër herë për çmimin ‘Grammy’ tregoi se kishte shkëmbyer puthje me një fanse në një klub nate në Tokyo, përvojë që sipas saj u bë frymëzim për këngën e saj “Tokyo”.

Duke folur për këtë episod, ajo tha se gjithçka ndodhi një ditë pas Halloween-it, festë që e adhuron dhe që donte ta shijonte me një mbrëmje feste.

- Advertisement -

Këngëtarja shpjegoi se në klub ishte ulur pranë një tavoline me burra dhe gra, e vendosur menjëherë pas kabinës së DJ-it.

Ajo kujtoi se pranë tyre ndodhej një tjetër tavolinë me disa djem dhe vajza tërheqëse, kur një vajzë japoneze iu afrua dhe filluan të vallëzonin shumë pranë njëra-tjetrës. “Pastaj ajo thjesht filloi të më puthte”, tregoi Rexha në një intervistë për Page Six, duke shtuar se ishte një nga netët më të bukura që kishte kaluar ndonjëherë dhe se pikërisht kjo e shtyu të shkruante një këngë për atë moment.

Ajo pranoi se nuk qëndroi në kontakt me vajzën misterioze, duke theksuar se atë natë të gjithë ishin dehur shumë.

Kur u pyet nëse do të dilte ndonjëherë me një fan, ajo u përgjigj me humor se nuk dëshiron të thotë jo, sepse nuk i dihet kurrë.

Në tekstin e këngës së saj, artistja këndon edhe vargun: “I kissed a girl in Tokyo”.

Në jetën personale, Rexha më parë ka qenë në një lidhje me Keyan Safyarion, por në vitin 2023 u nda nga kinematografi pas tre vitesh së bashku.

Ajo e konfirmoi ndarjen gjatë një koncerti në skenën e O2 Shepherd’s Bush Empire në Londër, ku mes emocionesh u tha fansave: “Sapo kam kaluar një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe do të më duhet ndihma juaj”.

Artistja u përlot kur fansat ngritën pankarta me mbishkrimin “You are enough” gjatë performancës së këngës “I Am”, ndërsa me humor u tha: “Po përpiqeni vërtet ta bëni një vajzë të qajë”.

Ajo është përfolur më herët edhe për një lidhje me inxhinierin arkitektonik Simos Liakos.

Ndërkohë në dhjetor i habiti fansat kur u kërkoi me shaka në platformën X që t’i gjenin një “baby daddy”, duke thënë se ishte në mision për të gjetur një mashkull që të ishte “gjashtë ose shtatë nga dhjeta” për pamje, më i pasur se ajo dhe me karrierë të suksesshme.

Vitin e kaluar u raportua se këngëtarja ishte larguar nga shtëpia diskografike Warner Records pas disa mosmarrëveshjeve.

Ajo kishte arritur sukses të madh në vitin 2022 kur bashkëpunoi me David Guetta në hitin “I’m Good (Blue)”, ndërsa gjatë bashkëpunimit me Warner kishte publikuar tre albume që nga nënshkrimi i kontratës në vitin 2013.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *