Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje të guximshme dhe plot stil. “Jam në lëvizje, jam në humor”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke përcjellë energjinë dhe vetëbesimin që reflektojnë imazhet e reja.
Në fotografi, këngëtarja shqiptaro-amerikane shfaqet me një trupore me motive leopardi të kombinuar me pantallona të zeza elegante dhe taka me të njëjtin motiv, ndërsa pamjen e kompleton me aksesorë të artë dhe një pallto të gjatë me gëzof.
Në disa nga imazhet ajo pozon brenda një ambienti luksoz me pamje nga rrokaqiejt e qytetit, ndërsa në të tjera shihet duke lëvizur në korridore hoteli, duke reflektuar një stil glam dhe urban.
Postimet e fundit vijnë në një periudhë angazhimesh të shumta për Rexhën, e cila ka qenë aktive në intervista dhe paraqitje televizive ndërkombëtare për të promovuar albumin e saj të ri në ardhje, Dirty Blonde. “Dirty Blonde” është konceptuar si një album vizual me 13 këngë, ku secila prej tyre do të shoqërohet me klip.
Albumi i plotë do të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri tani është lansuar kënga e parë, I Like You Better Than Me, si dhe një trailer që prezanton atmosferën dhe tematikat e të gjitha këngëve të projektit.
