Bebe Rexha publikon klipin e këngës së re ‘Çike çike’

- Advertisement -

Ylli shqiptaro-amerikan Bebe Rexha ka publikuar zyrtarisht klipin e këngës së shumëpërfolur ‘Çike çike’, projekt që prej javësh kishte krijuar pritshmëri të lartë në rrjetet sociale.

Kënga, e cila përmban një varg në gjuhën shqipe dhe tashmë është bërë virale në platforma të ndryshme, shënon një moment të veçantë në karrierën e artistes. ‘Çike çike’ është projekti i dytë i publikuar nga albumi i saj i ri në ardhje, Dirty Blonde, një material që pritet të sjellë një frymë të re në diskografinë e saj.

Kjo këngë ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për ritmin energjik dhe stilin provokues, por edhe sepse është hera e parë që Rexha përfshin një fragment në shqip në një nga projektet e saj muzikore.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *