Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka nisur zyrtarisht epokën e saj të re muzikore me publikimin e këngës së parë nga albumi i ri vizual, ‘Dirty Blonde’.
Projekti vjen si paralajmërimi i parë i albumit të shumëpritur ‘I Like You Better Than Me’, i cili tashmë ka ngjallur interes të madh te fansat.
Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon vetëm fillimin e një serie prej gjithsej 13 këngësh që do të lansohen gradualisht.
Duke qenë se bëhet fjalë për një album vizual, çdo projekt pritet të shoqërohet me klip përkatës, duke e kthyer publikimin në një eksperiencë të plotë audiovizuale për publikun.





