Batalioni ‘Tigrat’ i Brigadës Kroate konfirmon gatishmërinë për misionin e NATO-s në Kosovë

Batalioni ‘Tigrat’ i Brigadës së Mekanizuar të Gardës kroate ka përfunduar me sukses vlerësimin final 72-orësh në poligonin ‘Eugen Kvaternik’ pranë Slunjit, duke konfirmuar nivel të lartë gatishmërie për dislokim në operacionin e NATO-s, KFOR në Kosovë, në mes të majit. ‘Tigri 26’, stërvitja e fundit para dërgimit në misionin ndërkombëtar të paqes, ka testuar reagimet ndaj situatave komplekse të sigurisë, përfshirë kontrabandën e njerëzve, drogës dhe armëve.

Drejtori i stërvitjes, majori Niksha Bosançiq, theksoi aftësitë e brigadës për udhëheqje të operacioneve të ndërlikuara. ‘Tigrat’ konfirmuan nivel të lartë ndërveprueshmërie dhe gatishmërie për veprim në mjedis ndërkombëtar, ruan një gatishmëri operative dhe besueshmëri brenda NATO-s, shkruan media kroate.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *