Bardhyl Mahmuti kërkon institucionalizimin e Festivalit të Shpat Kasapit në Tetovë

- Advertisement -

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ka bërë një kërkesë publike për komunën e Tetovës, që të institucionalizohet një festival që do të përjetësonte emrin e këngëtarit Shpat Kasapi.

“Krijimi i një festivali që do të mbante emrin e tij dhe që do të organizohej çdo vit në Tetovë, në qytetin e lindjes, në javën e parë të muajit maj (që përkon me ditëlindjen e Shpat Kasapit, 1 maj), do të ishte vendimi më i mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tij”, ka shkruar Mahmuti.

Kërkesën e ka bërë drejt kryetarit të i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kryetarit të i Këshillit Komunal të Tetovës, Jusuf Abduli e këshilltarëve të Këshillit Komunal të Tetovës.

- Advertisement -

“Lusim autoritetet komunale që të marrin në shqyrtim këtë kërkesë dhe të miratojnë një vendim, që do t’i jepte vulë institucionale Festivalit “Shpat Kasapi””.

“Vdekja e papritur e këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi shkaktoi një pikëllim mbarëkombëtar.

Është e tepër të renditim në këtë kërkesë meritat e mëdha që ka pasur ky artist në afirmimin e artit dhe kulturës shqiptare.

Meritat e tij janë vënë në spikamë edhe në lajmet që kanë publikuar mediat ndërkombëtare”.

- Advertisement -