Banorët e Miradit të Ulët njoftohen për përkeqësimin e cilësisë së ujit

Banorët e fshatit Miradi e Ulët janë njoftuar që të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit, pas përkeqësimit të cilësisë së ujit të vërejtur gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike nga KRU “Prishtina” dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum. “Lusim të gjithë banorët që, deri në njoftimin e radhës, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit”, thuhet në njoftim.

Banorët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -