Banorët e Hajvalisë shprehin ankesë për mungesën e pastrimit të mbeturinave në rrugën ‘Sami Pojani’

Banorët e Hajvalisë kanë shprehur një ankesë, se në rrugën ‘Sami Pojani’, sipas tyre, mbeturinat kanë mbetur pa u marrë për më shumë se dy muaj.

Për redaksinë e Klankosova.tv, një qytetar tha se ‘qeset janë mbushur, koshat po derdhen, ndërsa era dhe papastërtia po bëhen rrezik për shëndetin e banorëve dhe fëmijëve që jetojnë këtu’. ‘Banorët e kësaj rruge paguajnë taksa, por në këmbim marrin vetëm neglizhencë dhe heshtje.

Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë urgjentisht, sepse kjo gjendje është e papranueshme dhe mungesë totale respekti ndaj qytetarëve të Hajvalisë’, ka bërë thirrje i njëjti.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *