Babai i Selin komenton marrëdhënien e vajzës së tij në Big Brother VIP Albania

Pas zhvillimeve të fundit në Big Brother VIP Albania, babai i Selin, Toni Bollati, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Fan Club’, ku komentoi marrëdhënien e vajzës së tij me Gimbon, si edhe largimin e Gretës nga shtëpia.

Ai u shpreh mbështetës për të dy banorët, duke treguar hapur vlerësimin dhe respektin që ka për ta.

Duke folur për raportin e Selin me Gimbon, ai theksoi se e konsideron banorin si pjesë të familjes për aq kohë sa ai qëndron pranë vajzës së tij. ‘Gimbon e shoh pa hequr një presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krahë të vajzës sime.


- Advertisement -

Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën, djalin dhe në këtë rast për Gimbon.

Unë do i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre dhe publikut, Kosovës për ta mbështetur në këtë televotim të vështirë.

Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetojë me vajzën time aty brenda.

Gimbon e dua shumë,’ tha ai.

Ndërkohë, babai i Selin tregoi se ka pasur komunikim edhe me Gretën pas largimit të saj nga shtëpia, duke i shprehur mbështetjen e tij. ‘Familja ime është shumë e madhe.

Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë.

Kam folur me Gretën, dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale.

I kam thënë ‘të do babi fort’,’ tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *