Avni Shkodra rikthehet në ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Gjermani

Aktori i njohur shqiptar nga Gjilani, Avni Shkodra, do të rikthehet për herë të tretë në skenën e Shqip Up Comedy Festival, duke sjellë humorin e tij karakteristik për publikun shqiptar në diasporë.

Pas dy paraqitjeve shumë të suksesshme në edicionet e para të mbajtura në Zürich, Avni Shkodra vjen këtë herë pas disa vitesh në edicionin e parë të festivalit në Gjermani, më saktësisht në Këln.

Më 25 prill do të mbahet për herë të parë një edicion i veçantë i ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Gjermani, pas katër edicioneve shumë të suksesshme në Zvicër.


- Advertisement -

Organizatorët kanë bërë të ditur se ky aktivitet pritet të sjellë një natë plot të qeshura, energji dhe momente të paharrueshme të stand-up comedy.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, organizatorët theksuan se Avni Shkodra do të ngjitet në skenë me humor autentik shqiptar dhe materiale që ‘godasin drejt e në realitet’. ‘Mos e humb këtë show unik me humor autentik shqiptar’, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të mbahet më 25 prill 2026 në ambientet e Eltzhof Kulturgut, ndërsa publiku tashmë mund të sigurojë biletat përmes platformës online.

Ky rikthim i Avni Shkodrës pritet të jetë një nga momentet kryesore të edicionit të parë të festivalit në Gjermani, duke pasur parasysh suksesin e madh që ai ka shënuar në paraqitjet e mëparshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *