Gazetarja Diellëza Berisha e Klan Kosovës ka përcjellur atmosferën e ngrohtë në sheshet kryesore të Prishtinës, ku njerëz nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur për ta ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë.
Një mërgimtar i cili ka ardhur nga Gjermania për të parë ndeshjen, ka shprehur bindjen në fitoren e Kosovës. “Atmosfera qenka shumë e mirë në Prishtinë.
Jemi të sigurt, e kemi ndjenjen që sonte do të fitojmë, fitorja është e jona.
Unë e kam një ndjenjë që jemi shumë të fortë dhe besoj në një rezultat 3:1”, tha ai.





