Arta Bajrami planifikon të mbajë një koncert në Prishtinë: Detajet e reja

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka lënë të kuptohet se së shpejti mund të mbajë një koncert në Prishtinë.

E ftuar në emisionin festiv ‘Gjesi’ në T7, të moderuar nga Fortesa Shala, Arta ka folur për karrierën e saj shumëvjeçare dhe projektet e fundit muzikore.

Në një intervistë, ajo ka zbuluar se po mendon seriozisht organizimin e një koncerti në kryeqytet. ‘Jam duke e menduar një koncert në Prishtinë’, ka thënë ajo, duke shtuar se dëshira e saj është të rikthehet fuqishëm para publikut që e ka përkrahur ndër vite.

- Advertisement -