Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
Zyrtari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij jashtë detyrës zyrtare.
Pas reagimit të hetuesve, prokurori ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë ndaj tij.
Zyrtari është suspenduar nga detyra ndërsa hetuesit do vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë të rastit.





