Policia kufitare ka arrestuar një person në pikën kufitare në Morinë nën dyshimin për posedim të Kokainës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D.
Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm.





