Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që ka ndaluar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti po trajtohet në gjendje të lirë.
Raporti thotë: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”.





