Një person është kapur në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.
Autoritetet kanë bërë me dije se janë sekuestruar dy pushkë ajrore dhe dy pushkë gjuetie nga i dyshuari, një mashkull kosovar.
Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndjekë procedurat e rregullta.





