Arrestohet një person në aksionin kundër fajdes në Prizren

Një person u arrestua në aksionin e djeshëm kundër fajdes në Prizren, që u realizua nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore.

I njëjti është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ka të kaluar kriminale.

Egzon Reshani, ishte i përfshirë para disa muaj në një rast të shkëmbimit të zjarrit, ku ishin plagosur dy persona.


- Advertisement -

Reshani u ndalua për 48 orë derisa ndaj tij pritet edhe kërkesa nga organi i akuzës për caktimin e masës së paraburgimit. ‘Jemi brenda afatit ligjor.

Në momentin që do ta bëjmë kërkesën do të njoftoheni me kohë,’ deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

Derisa në kërkim janë edhe katër të dyshuar e tjerë: B.K., GJ.K., E.K., E.K, të cilët dyshohen për veprat penale: ‘Fajdeja’, ‘Privimi i kundërligjshëm i lirisë’ dhe ‘Detyrimi’, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *