Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka kapur Eduart Afmatajn, 33-vjeçarin që dyshohet për vrasjen e Artur Çangut, 48-vjeçarit në fshatin Verjon të Krujës.
Afmataj u arrestua në zonën e quajtur “Bruz-Mal” pas një ndjekjeje.
Ai akuzohet se ka qëlluar dhe vrarë Çangun, për motive të dobëta, para se të largohet nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale janë dërguar tek Prokuroria për hetime të mëtejshme.





