Një 59-vjeçar u arrestua në flagrancë në Shijak pasi u zbulua se kishte në banesë armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë.
Hetimet dyshojnë se ai ka trafikuar armët për t’i shitur në Shijak.
Autoritetet kanë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe kokainë gjatë operacionit të koduar “River”.
Puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të shtetasit vijon, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.





