Arrestohen tre të një familje në Prizren për fajde dhe armëmbajtje pa leje

Tre persona nga e njëjta familje janë arrestuar në një aksion të sotëm kundër fajdeve në Prizren.

Në pranga të policisë u kapën Eduard dhe Anton Kaçinari, dyshohen për fajde dhe detyrim, ndërsa Robert Kaçinari për armëmbajtje pa leje.

Policia ka publikuar pamje nga operacioni i arrestimit.


- Advertisement -

Të dyshuarit kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash si interes për fajde dhe kanë kërkuar të marrin pronat e tij në Prizren, me një vlerë prej rreth 1 milion euro.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *