Armir Shahini – Miri është përballur në disa pyetje në Big Brother Radio në shtëpinë e famshme.
Ai është pyetur edhe për lojën me Selin Bollatin e disa situata brenda këtij formati.
Për një bisedë që u bë e madhe për kafen jashtë këtij reality shou, Rogerti e pyeti Mirin, për thelbin e asaj që ka dashur të thotë. ‘Selin ndoshta ka disa pikëpyetje në kokën e saj dhe nuk do t’i sqarojë kurrë, prandaj nuk jep mundësinë për të pasur biseda njerëzore’, u shpreh ai.
Tutje tha: ‘Ajo lidhjen me Gimbon nuk e shkëput dot me buton, i duhet kohë për t’u ndarë nga loja apo qëndrimi me të, se ndoshta akoma nuk e ka futur në pjesën e ndjenjës’.
Miri nuk e sqaroi gjithë pjesën, duke lënë të nënkuptohet se ka një prapavijë për këtë.
