Ardian Gjini zgjidhet kryetar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndryshime thelbësore në Kuvendin e X-të Zgjedhor

Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit si kryetar i partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e X-të Zgjedhor ka marrë edhe disa vendime të tjera.

Në këtë kuvend, udhëheqësi i deritashëm i subjektit politik, Ramush Haradinaj është zgjedhur si kryetar nderi.

Kurse, nga sot, AAK-ja ka ndryshuar edhe emrin e partisë, ku tash e tutje do të quhet vetëm “Aleanca”.


- Advertisement -

Gjithashtu, janë marrë edhe disa vendime për ndryshime statutore. ‘Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh.

Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe 3 përfaqësues nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend.’ – thuhet në njoftimin e Aleancës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *