Arbërie Nagavci: Lufta për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, në seancën solemne për shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës, “Ma kthe dritën”, tha se shoqëria jonë duhet t’iu sigurojë atyre hapësira të sigurta dhe vende ku flasin pa u gjykuar.

Nagavci tha se qëllimi i Serbisë gjatë luftës ishte i qartë, por nuk ia dolën e as nuk do të ia dalin sepse të mbijetuarit e dhunës seksuale, u bënë zë i shumë të tjerëve, raporton Klankosova.tv. “Dhunimi seksual gjatë luftës përbën një krim të rëndë dhe një strategji të përdorur nga Serbia, me qëllim nënshtrimin, frikësimin dhe dëmtimin e strukturës shoqërore.

Qëllimi ishte i qartë.


- Advertisement -

Por nuk ia dolën, e nuk do të ia dalin asnjëherë.

Sepse ju mbijetuat, ishit zëri i shumë të tjerëve që nuk janë shprehur hapur.

Ju jemi përjetësisht mirënjohës për guximin, që keni thyer heshtjen dhe jeni bërë zë dhe inspirim për shumë të tjerë, që ta sjellni të vërtetën përballë kriminelëve serbë e të kërkoni drejtësi pareshtur.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *