April Love Geary ka bërë shumë zhurmë gjatë pushimeve verore në Saint-Tropez, ku u paraqit me bikini bardhezi pranë bashkëshortit të saj, këngëtarit Robin Thicke.
Modelja 31-vjeçare tregoi linjat e saj, ndërsa ata kaluan ditë të bukura në rivierën franceze së bashku me tre fëmijët e tyre. Çifti shijoi kohën në plazh, duke u argëtuar me një varkë me pedale dhe një rrëshqitëse.
Fotot e tyre në plazh kanë bërë xheloze shumë sye.
Robin Thicke, 49 vjeç, u shfaq pa bluzë me një kostum banje të zi, ndërsa April shkëlqeu me stilin e saj të freskët dhe trendin e saj të modës. Çifti, i cili ka një diferencë moshe prej 18 vitesh, ka një histori dashurie të gjatë, filluar në vitin 2014 kur April ishte vetëm 19 vjeçe.
Ata u martuan pas një fejese gjashtëvjeçare dhe kaluan muajin e mjaltit në një ishull privat në Tahiti.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





