Anulohet turneu i parë muzikor i North West vetëm pak ditë para fillimit të planifikuar

Turneu i parë muzikor i North West është anuluar vetëm pak ditë para nisjes së planifikuar.

Vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West ishte paraparë të niste turneun 14-ditor ‘Kimokawaii’ së bashku me reperen Molly Santana më 5 gusht, por shumica e datave janë hequr nga platformat e shitjes së biletave.

Koncertet e planifikuara në Dallas, Toronto dhe Los Angeles figurojnë si të anuluara, ndërsa edhe datat e tjera të turneut janë hequr nga faqja zyrtare e Molly Santana-s.


- Advertisement -

Vetë North konfirmoi lajmin përmes një postimi në InstaStories, duke shkruar: ‘Isha shumë e emocionuar që do të shkoja në turne me Molly Santana-n.

Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë më, por kam diçka të veçantë për ju.

Shihemi së shpejti.’ Ajo nuk dha asnjë arsye për anulimin.

Edhe Molly Santana reagoi në rrjetet sociale, duke u kërkuar falje fansave që kishin blerë bileta dhe duke premtuar se do ta kompensojë mbështetjen e tyre në të ardhmen.

Turneu ishte paralajmëruar në qershor dhe do të përfshinte koncerte në disa qytete të SHBA-së, përfshirë Houston, New York, Boston, Chicago, Phoenix dhe Atlanta.

Në javët e fundit, Kim Kardashian kishte promovuar projektin në rrjetet sociale.

Anulimi vjen vetëm pak muaj pasi North publikoi EP-në e saj debutuese ‘N0rth4evr’, duke shënuar hapat e parë në industrinë muzikore.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -