Anulohet koncerti i Kanye West në Poloni për shkaqe ligjore dhe reagime të forta

Stadiumi polak ‘Śląski’ ka njoftuar se koncerti i reperit amerikan Kanye West (Ye) nuk do të mbahet në datën 19 qershor 2026 për arsye formale dhe ligjore.

Vendimi vjen pas reagimeve të forta për komentet antisemite të Ye në të kaluarën dhe glorifikimin e nazizmit.

Autoritetet polake kishin paralajmëruar më herët se do të përpiqeshin ta ndalonin koncertin.


- Advertisement -

Ministria e Kulturës e Polonisë ka deklaruar se në një vend të shënuar nga historia e Holokaustit, sjellja e Ye nuk mund të tolerohet.

Polonia mban plagën e rëndë të Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë mbi 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, në kampin e shfarosjes Auschwitz, gjatë okupimit nazist.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *