Ansambli shqiptar krijon atmosferë të veçantë në ndeshjen e Chicago Bulls kundër Indiana Pacers

Salla e Chicago Bulls, ‘United Center’, u mbush me një atmosferë të veçantë shqiptare para ndeshjes ndaj Indiana Pacers, duke krijuar një spektakël kulturor jashtëzakonisht të veçantë për tifozët dhe lojtarët.

Në tribuna, vallet tradicionale shqiptare dhe tingujt e njohur të këngës së Xhamadanit jehonin në gjithë arenën, duke i dhënë ngjyra dhe ritëm para fillimit të ndeshjes.

Ansambli i Komunitetit Shqiptar në Illinois, në bashkëpunim me ekipin e Chicago Bulls, prezantoi këngë e valle shqipe për publikun.


- Advertisement -

Tifozët shqiptarë paraqiteshin me simbolet kombëtare dhe flamujt kuq e zi, duke krijuar një prezencë të dukshme në palestër.

Vallja dhe muzika krijuan një atmosferë festive dhe përkujtuan lidhjen e komunitetit shqiptar me sportin dhe kulturën në diasporë.

Organizatorët dhe ekipi i Bulls përshëndetën këtë prezencë të veçantë, edhe pse ndeshja përfundoi me humbje 126-145.


- Advertisement -