Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Branka, po përjeton një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së saj. Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj përmes një postimi tejet emocional në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e ndjekësve me fjalët e sinqerta dhe plot dhimbje.
Në llogarinë e saj në Instagram, Anjeza ka ndarë një fotografi të nënës së saj nga rinia, duke e përshkruar atë si “mamin më të mirë në botë”. Humbja vjen pas ndarjes së mëparshme nga jeta të babait të saj, një plagë që, siç shprehet këngëtarja, tani është bërë frika e saj më e madhe e kthyer në realitet.
E thyer emocionalisht, ajo ka shkruar një dedikim prekës, ku shpreh dashurinë e pakufishme për nënën dhe dhimbjen e thellë që po përjeton pas largimit të saj nga kjo botë. Fjalët e Anjezës pasqyrojnë boshllëkun dhe dhimbjen që lë pas humbja e një prindi, por edhe lidhjen e fortë shpirtërore mes tyre

Mesazhi i saj ka ngjallur reagime të shumta ngushëlluese nga fansat, miqtë dhe figura publike, të cilët i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.
Ngushëllime Anjeza dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
