Dy ish-banoret e Big Brother VIP Kosova, Lela dhe Anisa, dikur shiheshin si një dyshe shumë e afërt edhe pas përfundimit të spektaklit, mirëpo duket se miqësia e tyre nuk ka zgjatur gjatë.
E ftuar në emisionin Prive, Anisa foli hapur për prishjen e raportit mes tyre, duke sqaruar se nuk ka ndodhur asgjë serioze, por marrëdhënia thjesht është ftohur me kohën.
“Nuk ka ndodhë diçka wow, thjesht raporti jon u ftofë prej daljes së Leos. Nuk është që kena pas shumë komunikim apo kena nejt bashkë.
Unë e kom respektu shumë edhe jom mundu në çdo aspekt me bo me u ndje mirë gjatë kohës sa u kanë vet. Për mu është shumë çikë e mirë e respektueshme,” – u shpreh Anisa.
Deklarata e saj tregon se ndarja nuk ka ardhur nga ndonjë konflikt i madh, por nga largësia dhe mungesa e kontakteve që shpesh ndodh pas mbarimit të spektakleve televizive.

