Anijet luftarake të SHBA-së kalonë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tensionet rriten në Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se dy anije të tyre luftarake kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe po operojnë në Gjirin Persik.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, dërgimi i këtyre anijeve ka pasur si qëllim krijimin e kushteve për pastrimin e minave detare.

Kjo lëvizje vjen pas paralajmërimeve të Iranit, i cili kishte deklaruar më parë se do të sulmonte anijet amerikane nëse ato kalonin nëpër ngushticë.


- Advertisement -

Situata rrit tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në rajon.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *