Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Kosova pjesë e misionit paqeruajtës në Gaza

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se janë të lumtur që Kosova është përfshirë në Bordin e Paqes dhe në misionin paqeruajtjes në Gaza.

Ajo theksoi se kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e këtij misioni dhe shtoi se shumëçka varet nga Hamasi dhe si do të reagojë Hamasi ndaj vendeve të ndryshme që do të dërgojnë forcat në Rripin e Gazës.

Ziv gjithashtu foli edhe për raportet mes Kosovës dhe Izraelit gjashtë vite pas njohjes së Kosovës nga ky shtet, duke thënë se do të punojnë edhe më shumë në thellimin e raporteve pas luftës.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *