Ambasadori shqiptar: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli për një rend kushtetues modern në Maqedoni

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke theksuar rëndësinë e saj për ndërtimin e një rendi kushtetues më modern dhe më të drejtë në vend.

Ai u shpreh se marrëveshja përcaktoi mënyrën se si do të funksiononte shteti dhe konfirmoi pozitën e shqiptarëve në strukturën kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Meidani gjithashtu theksoi detyrimet mbi të cilat është ndërtuar paqja dhe perspektiva evropiane e vendit, siç janë përdorimi i gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si dhe decentralizimi.


- Advertisement -

Ambasadori përmendi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, duke synuar një shtet sovran, demokratik dhe evropian.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -