Ambasadori i Kosovës në Zvicër akuzon dhe largon nga puna shoferin për rrezikuar sigurinë e kryeministrit

“Ardian, mos u nis në zyrë në mëngjes, por shko te kafja përballë Migrosit, se kam një muhabet me ty”, këtë mesazh ia dërgoi Mentor Latifi, ambasadori i Kosovës në Zvicër, shoferit të ambasadës.

Në kafenen e përmendur, Ardian Durakut iu dha lajmi për largimin nga puna, pretenduar se ka rrezikuar sigurinë e kryeministrit, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ani pse nuk iu tregua shkaku i largimit, Ardiani pretendon se informacionin e mori nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.


- Advertisement -

Për pretendimet e ambasadorit, Duraku kërkoi përgjigje nga disa institucione, por nuk ka marrë asnjë shpjegim.

Ai paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *