Ambasadori i BE-së Aivo Orav takon presidenten Vjosa Osmani në një takim lamtumirës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u ka takuar sot presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në një takim lamtumirës.

Orav e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës. “Në një takim lamtumire sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *