Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rufolph, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës ‘Enable and Enhance’ me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe.
Projekte të fokusuara në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve zjarrfikëse brenda FSK-së, si dhe asistencën në trajnimin ushtarak.
Gjermania ka qenë partner i besueshëm për FSK-në dhe vazhdon mbështetjen drejt integrimit euroatlantik.
Ministri Maqedonci falënderon Gjermaninë për donacionin dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.





