Ambasadori britanik takon kryesuesin e KQZ-së në Kosovë: Roli i rëndësishëm i KQZ-së në proceset zgjedhore

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka shkuar në takim kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se KQZ luan rol thelbësor në sigurimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore të Kosovës.

Ai shtoi se gjatë takimit me Radoniqin, ishte gjë pozitive të dëgjonte se si KQZ po përmirëson dhe ashpërson procedurat e saj edhe më tej. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale.


- Advertisement -

Kam kënaqësinë të vazhdoj mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme nacionale më 7 qershor”, ka thënë ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *